Melinda dhe Finem lançojnë sonte duetin e radhës “Alkool”

By

Reperja nga Kosova, Melinda Ademi dhe reperi nga Shqipëria, Finem do të lançojnë sot më 15 prill bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Alkool” mban emrin bashkëpunimi i yjeve të repit shqiptar, derisa kjo nuk shënon herën e parë që ata mbledhin forcat për të sjellë një duet së bashku.

Në shtatorin e vitit 2022, Melinda ishte e ftuar në këngën e Finem “Milano”, e cila ishte ndër hitet më të mëdha të atij viti.

“Milano” aktualisht numëron mbi 25 milionë klikime në YouTube – e bazuar në suksesin që ka korrur bashkëpunimi i tyre i parë, urojmë që edhe “Alkool” të rezultojë njëjtë për artistët dhe të përqafohet nga publiku.

Artikuj të ngjashëm