Almeda dhe Tolgahan Sayışman shpallin datën e martesës së tyre!

By

Viti 2017 duket se do të jetë ndër më të rëndësishmit për çiftin e njohur Almeda Abazi e Tolgahan Sayışman.

Dyshja e njohur pak javë pas fejesës duket se janë gati për hapin tjetër të rëndësishëm në jetë, martesën.

Siç edhe raportojnë mediat turke ata po planifikojnë që ky event i rëndësishëm të ndodhë më 13 shkurt pikërisht në ditëlindjen e 25-të të bukuroshes shqiptare.

Kujtojmë se ditët e fundit Almeda dhe Tolgahani kanë shijuar edhe disa ditë pushimi e nga ky udhëtim i çiftit nuk munguan as fotografitë e shumta. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm