Drenusha Latifi tash e një kohë po jeton në Suedi pasiqë atje ka formuar familjen. Këngëtarja e cila ka pauzuar për këtë çështje që një kohë në muzikë, prioritet ka vajzën.
Latifi u bë nënë e Ynvës e emri erdhi si rrjedhojë e motos së njohur të ekipit të futbollit ‘Liverpool’, “You’ll never walk alone”(shqip: Ti kurrë nuk ecën vetëm).
Atje përpos që kujdeset në vajzën, Drenusha ka filluar shkollën për ta mësuar gjuhën teksa jeton edhe me partnerin e saj, Atillën.
Muaj më parë, u përfol se çifti janë ndarë e këtë lajm e konfirmoi Drenusha duke treguar që ishte një periudhë e shkurtër e ndarjes teksa tani janë bashkë.
Material nga gazetarja MAKI BAJRAMI