Zbulohet se me kë është në pushime Leonora Jakupi (FOTO)

By

Diskrete dhe gjithmonë me tendencën që të mos reflektoj shumë nga privatësia në rrjete sociale.

Kështu mund të përshkruhet më së miri për sa i përket pjesës përtej karrierës muzikore, këngëtarja Leonora Jakupi.

Në heshtje dhe pa shumë pompozitet, ajo vazhdon të jetë tejet hermetike, por me trendet e reja të rrjeteve sociale duket se edhe ajo po përfshihet në rrjedhën e shumicës.

Megjithëse nuk ka postuar imazhe, Leonora në Instagram Stories ka lënë të kuptohet se ka nisur diku pushimet e saj, normalisht jo e vetme.

Sipas gjasave, Leonora është e shoqëruar nga familja meqenëse publikisht ka postuar një imazh ku shihet një vajzë e vogël.

Ndryshe, po në Instagram, Leonora sot ka postuar fotografinë e një diamanti nën mbishkrimin e njejtë, me gjasë duke zbuluar pak nga projekti i ri. Kujtojmë se pak javë më parë, Prive nga burime të sigurta zbuloi se mes tjerash në plane është edhe një duet i Leonorës me Sabri Fejzullahun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm