Pëlqehet bashkëpunimi i Zaiminës dhe Blastas

By

Tash e një kohë është trumbetuar bashkëpunimi mes Zaimina Vasjarit dhe artistit nga Kosova, Blasta.

Ky projekt sot më në fund është publikuar në Youtube. ‘Me u kthy’ me muzikë të punuar nga Elgit Doda e tekst të Rozana Radit dhe vetë Blastas duket ia ka vlejtur të pritet gjatë.

Puna e madhe në muzikë dhe videoklip nga Max Production po shpaguhet. Në pak kohë nga publikimi, kjo këngë ka arritur të grumbullojë kritika mjaft pozitive.

Ndryshe, ‘Me u kthy’ pason suksesin e ‘Blackout’ për Zaiminën kurse për Blastën vjen pas një pauze, tashmë si i rekrutuar i familjes Max me të cilën vitin e kaluar nënshkroi kontratë./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm