Zgjodhi Gërminë për t’i mbledhur të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Mbrëmja e 12 Korrikut, solli Dren Abazin në Prishtinë pranë njerëzve që e duan muzikën e tij melankolike.
Me bend të zgjedhur, në një skenë gjigante dhe me ndriçim fantastik, Abazi performoi live hitet e tija i shoqëruar edhe me kitarë.
Si gjithmonë, kishte zgjedhur të vishte një kostum elegant, ndërsa i ulur në karrige bëri atë që bën më së miri: MUZIKËN.
Në audiencë kishte qindra njerëz, të cilët i dhanë shumë dashuri Abazit, ndërsa ai, i ka falënderuar të gjithë përmes një dedikimi të publikuar në profilin e tij në Instagram. /Prive.al