Drake thyen rekord në Billboard Music Awards (VIDEO)

By

Këngëtari i famshëm Drake ka thyer rekordin për numrin e çmimeve që ka marrë në “Billboard Music Awards”, raporton BBC.

Ai në ngjarjen që është mbajtur të mërkurën ka marrë 12 çmime të tjera që e bëjnë artistin të ketë në total 27 të tilla.

Drake fitoi çmimin më të madh “Çmimin për artistin më të mirë” , duke lënë prapa Cardi B, Ariana Grande, Post Malone dhe Travis Scott.

Ai falënderoi nënën e tij për “përpjekjet e vazhdueshme”  të saj në jetën e tij.

“Pa marrë parasysh se sa kohë më duhej të kuptoj se çfarë doja të bëja, ti je gjithmonë aty për të më dhënë një shtyrje”.

Artikuj të ngjashëm