Javë më parë, Prive raportoi e para mbi ndarjen (me shumë gjasë përfundimtare) të çiftit Bora – Donald.
Zhvillimi nuk u mohua nga prezantuesja në një intervistë për Prive, ndonëse bëri të ditur se tani e tutje nuk do të flasë më asnjëherë për jetën e saj private.
Së fundmi, zhvillimi është rikthyer në vëmendje shkaku i Donaldit.
I pyetur nga vëllai Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora, ai bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.
Pas kësaj, ka pasuar një reagim indirekt nga Bora që duket të jetë përgjigje për reagimin.
“Heshtja është më e mirë se gjepurat”, shkruan prezantuesja.
Të jetë kjo përgjigja e ‘nevojshme’? /Prive.al
View this post on Instagram