Tre pozita të jogës që reduktojnë simptomat e depresionit

By

Joga mund të jetë një mjet i fuqishëm në trajtimin e shumë kushteve – fizike dhe mendore – duke përfshirë depresionin. Studimet e fundit sugjerojnë se joga mund të zvogëlojë ndikimin e stresit, të ndihmojë me ankthin dhe depresionin, të jetë një teknikë qetësuese e ngjashme me meditimin, relaksimin dhe stërvitjen, si dhe të përmirësojë energjinë.

Mendja e njeriut është një organizëm i gjallë, që merr frymë, që kërkon kujdes të rregullt ashtu si një bimë, në mënyrë që të lulëzojë. Një bimë ka nevojë për rrezet e diellit, ujë, tokë ushqyese dhe pleh. Ushtrimet shpirtërore si joga, meditimi dhe trajnimi i ndërgjegjes mund të mbështesin zhvillimin e një këndvështrimi pozitiv për jetën, thonë ekspertët e jogës.

Depresioni është më shumë sesa thjesht të ndihesh i trishtuar. Është një gjendje reale që prek miliona njerëz, andaj provoni këto pozita joge të cilat ndihmojnë në reduktimin e depresionit.

Poza e urës

Forcon muskujt e shpinës, lehtëson tensionin në shpinë, shtrin gjoksin, qafën dhe shtyllën kurrizore dhe qetëson trurin. Megjithatë, këshillohet që të shmanget nëse keni një lëndim në qafë ose probleme me shpinë. Gratë shtatzëna duhet ta bëjnë këtë joga vetëm gjatë tremujorit të tretë.

Hapat:

* Shtrihuni në shpinë

*Përkulni gjunjët dhe mbajini këmbët larg nga ijët

*Me krahët pranë trupit dhe pëllëmbët e kthyera nga poshtë, ngrini gradualisht shpinën nga dyshemeja.

*Tani, mbajeni këtë pozë për rreth një minutë dhe nxirrni frymën derisa lëshoni pozën.

Poza e fëmijës

Në këtë pozitë, trupi përsërit pozicionin e një fetusi në mitër. Njihet si një qëndrim relaksues dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së shpinës. Ndihmon gjithashtu në largimin e stresit dhe ankthit duke çliruar tensionin e gjoksit, belit dhe shpatullave. Po ashtu ju ndihmon të merrni frymë më mirë dhe ka një ndikim qetësues në trup dhe mendje. Këshillohet që gratë shtatzëna, personat me dhimbje kyçesh, presion të lartë të gjakut, lëndime të gjunjëve ose ata që vuajnë nga diarrea ta shmangin praktikimin e kësaj pozite.

Hapat:

*Ulu në tokë.

*Mbani gjunjët dhe këmbët të shtrira në dysheme

*Përkuluni ngadalë përpara në mënyrë që balli juaj të prekë tokën.

*Nxirrni frymën dhe vendosni të dyja duart me pëllëmbët në dysheme

*Qëndroni në këtë pozë për 45 sekonda deri në një minutë dhe vazhdoni të merrni frymë

Poza malore

I njohur gjithashtu si poza e qenve në rënie pasi është e ngjashme me një qen që shtrin trupin e tij, kjo pozitë përmirëson qarkullimin e gjakut midis shpatullave dhe shtyllës kurrizore dhe është i dobishëm për sistemin e frymëmarrjes pasi forcon mushkëritë, përmirëson tretjen, relakson trupin dhe largon lodhjen duke qetësuar mendjen.

As kjo pozitë nuk preferohet për gratë shtatzëna në tremujorin e fundit të shtatzënisë, dhe personat me diarre apo edhe ata me lëndime në krahë, ije, shpatulla ose shpinë, presionin e lartë të gjakut, dhimbje koke, retinë të shkëputur ose kapilarët e dobët të syve.

Hapat:

*Qëndroni drejt me këmbët e bashkuara

*Gjunjëzohuni në dysheme dhe vendosni duart në dysheme

*Mbani kofshët dhe krahët pingul me dysheme

*Do të ndjeni një shtrirje në pjesën e pasme të muskujve të këmbëve tuaja

* Merr frymë thellë

*Qëndroni në pozicion për një ose dy minuta dhe më pas ngrihuni

Artikuj të ngjashëm