Don Xhoni nuk ishte në videon virale – reagon artisti i cili ishte protagonist

By

Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se Don Xhoni ishte përfshirë në një përleshje fizike në Tiranë me reperin Finem. Gjatë ditëve, reperi nga Drenica ka përgënjeshtruar lajmet duke thënë se ai as nuk gjendet në kryeqytetin shqiptar, ndërkaq Finem nuk ka dhënë një deklaratë të qartë.

Mirëpo, në videon virale është e vërtetë që reperi nga Shqipëria është i përfshirë në rrahje, por viktima në këtë rast është dikush tjetër – këngëtari i ri Santi.

Ishte ai që u deklarua me anë të disa videove në rrjetin e tij social, Instagram i cili ndër të tjerash thekson se ajo video u përdor për të bërë famë nga emri i Don Xhonit.

Në muajin nëntor, Santi ka qenë i ftuar në programin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku sipas tij, pasi është larguar nga emisioni i kanë zënë prit.

“Sapo jam larguar nga emisioni më kanë zënë pritë dy makina, pa dijeninë time, më kanë rrahur, nuk është turp, me u rraf nga 10 veta sa ishin ata. Arsyeja që nuk kam reaguar është se nuk kam dashur të marr vëmendje, emër apo të bëhesha lajm. Të nesërmen më ka marrë vëllai dhe menaxheri i Finem për të tërhequr denoncimin. Këto kanë ndodhur për një video në TikTok, arsyeja më banale. Denoncimin e kam tërhequr meqë e mbyllëm muhabetin dhe video nuk do dilte kurrë. Arsyeja që është postuar kjo video, është duke parë famën e Don Xhonit në çdo rrjet social, kanë dashur ta shfrytëzojnë për vëmendje. Më keni sqaruar 3 muaj përpara, por pabesisht, si jo burra. Sot po reagoj jo për vëmendje, por për një padrejtësi. Do ju ndjek penalisht që prej momentit që ka dalë video, kam fakte, mesazhe. Nëse doni vëmendje ua jap unë”, thotë Santi. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Artikuj të ngjashëm