Me këtë këngë Dafina Zeqiri synon tregun ndërkombëtar ?! (VIDEO)

By

Pasi arriti ëndrrën që e kishte kaherë për sukses e famë në trojet shqipfolëse, Dafina Zeqiri tash e një kohë ia ka vendosur vetes një tjetër qëllim, suksesin në sferën ndërkombëtare.

Janë bërë muaj që prej momentit kur këngëtarja i është qasur me vullnet të madh këtij synimi dhe prej mbi një viti ajo pothuajse më shumë po qëndron në Amerikë sesa në Kosovë apo Suedi.

Brenda kapaciteteve të saj aq sa i ka mundësitë, duke bashkëpunuar me producentë që janë miq të këngëtares, Dafina po realizon krijime të ndryshme muzikore në gjuhën angleze.

Me gjasë, pak nga një prej këtyre këngëve ajo e ka ndarë me fansat në rrjetin social Snapchat ku nga ritmi i muzikës e melodia shihet se nuk i ka ikur shumë identitetit të saj me të cilin jemi mësuar ta dëgjojmë viteve të fundit.

Ndryshe, Dafina vazhdimisht edhe për tregun shqiptar ka lançuar këngë në anglisht të cilat janë pëlqyer nga publiku vendas por që nuk kanë depërtuar kurrë përtej arenës shqipfolëse. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm