Lajmërohet Vedati për risinë më të fundit

By

Aktori i njohur Vedat Bajrami pas daljes nga Big Brother VIP Kosova ka njoftuar publikun me risitë e fundit.

Ai shumë shpejt vjen me një projekt të zhanrit serial në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Gati për një projekt të ri në Zvicër”, është shprehur ai.

Mbi projektet profesionale jashtë vendit ai kishte folur edhe përgjatë kohës në Big Brother VIP.

Duket se me të mbaruar kjo aventurë,  ka qenë momenti i qëlluar për t’iu rikthyer punëve të lëna pezull për afro dy muaj sa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar në vend. /prive.al

Artikuj të ngjashëm