Prezantuesja Dojna Mema është në pritjen e ëmbël për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaqë barkun e rrumbullakosur.
“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të pershkruaj atë që ndjej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate” – është shprehur ajo në postim.
Pritja e ëmbël vjen pas lidhjes disa vjeçare me Vlashent Satën, i cili së fundmi edhe i propozoi Dojnës në një prej udhëtimeve të tyre të përbashkëta.
Gjithashtu, me një postim të dytë që lidhet me pritjen e ëmbël të çiftit, Dojna ndau edhe momentet kur ajo ia dha lajmin e shtatzënisë më të afërmve të saj.
“Momente magjike”, ka përshkruar ajo postimin e saj në Instagram. /Prive.al