Katedralja e famshme Notre Dame në Paris të Francës u përfshi mbrëmë nga flakët.
Shkaku nuk ishte menjëherë i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.
Një operacion i madh u zhvilluar për të luftuar zjarrin që shpërtheu, megjithatë një pjesë e madhe e ndërtesës simbolike, u dogj.
Por çfarë ka kaq të veçantë rreth këtij monumenti historik e fetar?
Ja disa arsye pse katedralja mesjetare është kaq ikonike
– ajo është më shumë se 850 vjet e vjetër
– janë dashur 182 vjet për ta ndërtuar – konstruksioni ka nisur në shekullin e 12-të dhe ka përfunduar në shekullin e 13-të
– mund të mbajë mbi 6000 priftërinj
– Mbreti Henry i VI-të i Anglisë ishte kurorëzuar mbret i Francës në këtë katedrale, ndërsa Napoleoni ishte kurorëzuar atje nga Papa Pius i VII-të
– Katedralja është e njohur për detajet e jashtëzakonshme arkitektonike
– Notre Dame ishte dëmtuar shumë gjatë Revolucionit Francez
– Katerdralja ka me miliona vizitorë brenda vitit
Në anën tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen mesjetare të Notre-Dame pasi një zjarr i madh pjesërisht e shkatërroi.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik 850-vjeçar, duke përfshirë dy kullat e tij, por sahati dhe kulmi u shembën, transmeton Klan Kosova.
Zjarri u deklarua nën kontroll gati nëntë orë pas fillimit të tij.
Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punimet e rinovimit.
Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke u hetuar si një aksident.