Angelina Jolie heq zyrtarisht mbiemrin e Brad Pitt (FOTO)

By

Angelina Jolie ka hequr zyrtarisht mbiemrin e ish-bashkëshortit Brad Pitt.

Aktorja 43 vjeçare e hoqi ligjërisht Pitt nga mbiemri, sipas dokumenteve të siguruara nga The Blast.

Fëmijët e ish-çifti u përmendën në dokumente, por mbiemrat e tyre vazhdojnë të jenë Jolie-Pitt.

Lajmi vjen vetëm një javë pasi u zbulua se Angelina dhe Brad janë zyrtarisht beqar.

Ndërkohë që ata nuk janë më të martuar, divorci i tyre ende vazhdon të jetë në proces për një urdhër të përhershëm të kujdestarisë.

Artikuj të ngjashëm