Sado që mund të tingëllojë pak e besueshme, me kohën që po ecë shpejt, modelja Saranda Shala dhe reperi Da Ghost kanë tashmë plot një vit që janë bërë prindër.
Fiks vitin e kaluar me 12 Shtator, Saranda solli në jetë djalin i cili për çiftin ndryshoi jetën diametralisht duke e mbushur një boshllëk që ekzistonte.
E për t’i festuar Atisit bukurosh ditëlindjen e parë në mënyrën më të mirë të mundshme, Saranda dhe Da Ghost kishin ideuar një festë.
Eventi u mbajt sot pasdite në një prej lokaleve të kryeqytetit në prani të rrethit të ngushtë familjar dhe shoqëror.
Prive.al ka arritur t’i sigurojë disa foto nga festa e princit Atis të cilat ua sjellim më poshtë. /Prive.al/