Kështu duket Jessica Simpson shtatzënë

By

Jessica Simpson është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Tashmë kanë filluar të vërehen edhe ndryshimet e para në pamjen e yllit të “Dukes of Hazzard” e cila është parë në New York, një ditë pasi bëri të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson do të bëhen sërish prindër.

Simpson dukej mrekullueshëm me një fustan me ngjyrë të zezë, çizme të zeza dhe një xhaketë me ngjyra të hapura.

Ajo kishte kombinuar pamjen e saj me një palë syze të zeza po ashtu dhe manikyr me ngjyrë blu që nuk mund të mos vërehej pasi ajo po mbante duart mbi barkun e saj tashmë të fryrë, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm