Noizy paralajmëron video të ‘bukura’, tregon a do jetë sonte në koncerte

By

Siç edhe deklaroi në një prononcim për Prive rreth orës 19:30. reperi Noizy do e mbajë fjalën duke qenë i pranishëm siç i ndodh çdo natë jo në një por dy koncerte.

Përmes një videoje në rrjetin social Instagram ai ka konfirmuar se do jetë sonte në Mitrovicë dhe Ferizaj kur të mbarojnë procedurat në Stacionin Policor.

Por, pjesa më interesante e postimit ka qenë ajo kur Noizy paralajmëron video të ‘bukura’.

Me gjasë, videot do shfaqin reperin duke rrahur Cozman dhe klikën e tij por kjo nuk ka arritur të konfirmohet akoma.

Ndryshe, nga Ylberi nuk ka ende ndonjë prononcim për rastin e ndodhur pas orës 17 në zemër të kryeqytetit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm