Artisti i njohur infektohet me COVID-19, anulon turneun

By

Zac Brown është dashur të ndërpresë turneun e tij sepse ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këngëtari 43 vjeçar u tregoi fansave se grupi po pauzon, ndërsa po shërohet nga virusi.

“Kam marrë vendimin shumë të vështirë për të ndaluar turneun. Pavarësisht masave paraprake, unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam thellësisht i zhgënjyer që kjo ka ndodhur, pasi turneu është jeta jonë”, tha ai.

Zac shtoi se turneu do të fillonte përsëri sapo të përfundojë karantinën dhe të jetë i sigurtë për anëtarët e grupit.

Artikuj të ngjashëm