Ditë e veçantë në familjen e Diellza Kolgecit (FOTO)

By

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Diellza Kolgecit.

Vajza e saj dhe e Fisnik Rugovës, Helena, ka mbushur gjashtë muaj jetë dhe këtë e ka bërë të ditur vet modelja përmes rrjeteve sociale.

“Helenë gjashtë muaj”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të ëmbël të vajzës.

Kujtojmë që në muajt e parë të këtij viti, Diellza është bërë nënë për herë të parë pas një lidhje me basketbollistin e njohur të Prishtinës, Fisnikun.

Çifti nuk ka organizuar dasmë por megjithatë nuk mungoi një festë e veçantë e zbulimit të gjinisë së fëmijës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm