Nëse nuk e keni ditur, këngëtarja e njohur kosovare Diona Fona, përveç se një këngëtare po studion edhe aktrim e arte performuese.
Për momentin, ajo e ndanë jetën në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, meqë i duhet të jetë në Londër për studime e në Prishtinë për muzikë.
Këngëtarja gjatë javës që lamë pas, ka dhënë një intervistë për Prive, ku ndër të tjerash bën monologun e Xhulietës nga drama e famshme tragjike e Shekspirit “Romeo and Juliett”, por jo vetëm kaq.
Ajo madje imiton aksentët e anglishtes së britanikëve, spanjollëve e francezëve dhe di të flasë fiks si ata!