Aplikacioni që shton vitet zbulon ngjashmërinë mes dy prezantueseve shqiptare (FOTO)

By

Aplikacioni i cili shton vitet ka bërë bujë ditëve të fundit mes tjerash edhe ndër artistë shqiptarë për të cilët kemi fituar një pamje të përafërt se si do të duken pas ca vitesh.

Mirëpo është një transformim ai i cili ka lënë përshtypje sepse ka bërë që një prezantuese të asociohet me një tjetër.

Fjala është për moderatoren e TCH Fjoralba Ponari e cila pasi ka ndarë imazhin e transformimit është vërshuar nga një lum mesazhesh në rrjete sociale për ngjashmërinë që do të ketë me kolegen e saj, rreth 20 vite më të madhe në moshë, Rudina Magjistarin.

Ponari ka zbuluar mesazhet e shumta në adresë të saj të ndjekësve të cilët shprehen: ‘Rudina Magjistari pas 25 vitesh, ti pas 50’.

Një tjetër i thotë bjondes bukuroshe që do duket Rudina kështu përpara saj marrë në konsideratë vitet përpara.

Po juve, ju duket që ngjajnë? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm