Edhe më shumë detaje të tjera rreth dasmës së Prince Harryt dhe aktores Meghan Markle pritet të zbulohen më vonë.
Por tani për tani, ka ca gjëra që dimë dhe janë çmendurisht të bukura e romantike.
Shtëpia Mbretërore ka lajmëruar të Hënën se çifti është fejuar dhe po planifikojnë të martohen në Pranverë, por nuk janë dhënë detaje specifike rreth datës së ceremonisë.
Në intervistën e tyre të parë të përbashkët dhënë për BBC, Princi ka thënë se “bukuroshja” Markle, kishte hyrë fuqishëm në jetën e tij.
Dhe i pesti në linjë për fronin mbretëror, ka zbuluar se ai i ka propozuar aktores amerikane, gjatë një darke ku po përgatisnin pulë të pjekur.
Është thënë se çifti ka vendosur që të bëjë ceremoninë martesore në kishë dhe se dyshja ka zgjedhur që betimet e martesës t’i japë para zotit, në një ritual religjioz.
Këtë të hënë, Princi Harry ka zbuluar se ai i kishte propozuar të dashurës së tij në fillim të këtij muaji, gjatë një mbrëmjeje të zakonshme për ta në shtëpinë e tij në Kensington Palace.
“Ishte një surprizë e mrekullueshme. Ishte tejet e bukur, natyrale dhe romantike. Ai u ul në njërin gju”, ka thënë Marke.
Princi Harry vazhdon: “Ajo nuk më la as të përfundoja e më tha: A mund të them po të lutem”?
“E më pas u përqafuam dhe e vura unazën në gisht. Ishte një moment i bukur dhe ishim vetëm ne të dy”.
Unaza është dizajnuar nga Princi Harry dhe përbëhet nga dy diamante që i përkisnin nënës së tij të ndjerë, Dianës që ishte Princeshë e Uellsit.
Rrethi është punuar me ar të verdh ndërsa në qendër të unazës është vendosur një diamant nga Botswana, ku çifti kishte shkuar për pushime me kamping në fillim të lidhjes së tyre.
Lidhja 16-të muajshe e çiftit kishte filluar në Korrik të vitit 2016, ndërsa ata ishin njohur me njëri tjetrin përmes një mikeje të përbashkët.
Publike lidhjen e bënë në një paraqitje gjatë këtij shtatori.
Kryeministrja Theresa May dhe lideri laburist Jeremy Corbyn, kanë qenë ndër të parët politikanë që e kanë uruar çiftin në këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre, transmeton Prive. /Prive.al