Tayna e Mozzik, rekordmenë edhe në krijimin e duetit

By

Pa dyshim se janë rekordmenë të koncerteve dhe mbushjes së sallave.

Por, Tayna dhe Mozzik duket të mbajnë rekord edhe në një tjetër detaj – kohën e krijimit të bashkëpunimeve.

Të paktën sipas përshkrimit që kanë lënë vetë përmes rrjeteve sociale, i janë dashur vetëm gjysmë orë që të finalizojnë duetin e tyre të përbashkët, të cilit pa drojë po i japim të drejtën ta quajmë hit.

Dyshja e kanë konfirmuar bashkëpunimin përmes rrjeteve sociale ku Tayna është shprehur:

‘Një mega u bë për gjysmë ore dmth. Po dojmë me ju shti lakminë deri sa të del’

Kënga e titulluar ‘Edhe ti’ nuk ka ende një datë publikimi por besohet se nuk do të vonojë shumë teksa fansat mezi po e presin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm