Gjatë ditës së sotme, një shtëpi private ka marrë flakë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Brenda saj ishte reperi shqiptar me nofkën Sin Boy – i njohur për muzikën e tij në Greqi.
Burime të PRIVE bëjnë me dije se të gjitha gjërat e tij personale janë djegur mirëpo për fat të mirë reperi nuk ka pësuar lëndime trupore.
Rastin për Klan Kosovës e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, duke thënë se nuk ka të lënduar pos dëmeve materiale.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës”, shtoi më tej Ahmeti.
Sin Boy erdhi nga Greqia në Prishtinë për të punuar rreth një projekti të ri muzikor./Prive.al