Ylli i futbollit Granit Xhaka ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshortën e tij Leonitën me rastin e përvjetorit të katërt të lidhjes së tyre.
Ai hyri në Instagram dhe postoi një fotografi bashkë me gruan të cilës ia shkroi disa fjalë të mëdha lidhur me dashurinë që ndjenë për të.
“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4”, ka shkruar Xhaka.
Urime./Prive.al