“Diçka e re po fillon,” Juli ndan lajmin e madh me ndjekësit e saj

By

Me mbarimin e “Big Brother VIP Kosova”, nostalgjia për të parë në ekran konkurentët tanë të preferuar ishte e pranishme tek të gjithë ne.

Por, për ju fansa të Juliana Nurës sapo erdhi një lajm i bukur.

Ju do të mund të shoqëroheni me Julin gjatë këtij sezoni verorë, pasi së shpejti në Klan Kosova do të nis një program veror ku do të ketë pjesmarrës disa nga konkurentët e “Big Brother VIP Kosova”.

Aventurë, momente të sikletshme, hatër mbetje e gjëra komike, të gjitha këto do të keni rastin t’i shihni në një format që po vjen si risi në vendin tonë, i cili do të startojë më 9 korrik.

Në lidhje me këtë emision foli për Prive Shota Baraliu, e cila ndau eksperiencën e saj gjatë xhirimeve të emisionit.

Shota gjithashtu zbuloi se çfarë ndodhi gjatë pushimeve me Julin.

Ndiqni intervistën e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm