Zyrtare, para nga ‘Big Brother VIP’ nuk do marrë vetëm fituesi

By

Siç edhe ishte bërë e ditur, sonte banorëve të “Big Brother VIP” i është bërë i ditur lajmi i vazhdimit të programit për një muaj, deri në shkurt.

Lajmi u prit në forma të ndryshme nga banorët.

Më së keqi u duk se e përjetuan Donaldi dhe Iliri teksa Arjola nuk shfrytëzoi tre ditët në dispozicion për të menduar por tha e para dhe e vetmja deri tash PO-në e vazhdimit të aventurës.

E para, nuk do të marrë vetëm fituesi.

Krahas çmimit prej 100,000 euro, sot është bërë e ditur se do të paguhen edhe finalistët.

Secili nga ata që kualifikohet për në finale do të marrë nga produksioni 10,000 euro.

Paraprakisht, banorëve iu shfaq një klip që tregonte famën e madhe që kanë marrë këto kohë, insert ky që u duk sikur donte t’i paraprinte komunikimit për zgjatjen edhe për 32 ditë të aventurës televizive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm