Dhurata që Princi Harry i bëri dukeshës Markle për përvjetor, është mbresëlënëse

By

Dukesha e Suseksit Meghan Markle, ka debutuar me një unazë të re diamanti në gishtin e saj së fundmi, e kjo në mesin e fansave të familjes mbretërore, është parë si dhuratë e re për amerikanen.

Sipas tyre kjo unazë me diamante  e që i takon familjes mbretërore, mund të jetë dhurata e përvjetorit të martesës nga Princi Harry ose e lindjes së fëmijës së tyre të parë, Archiet.

image

Mirëpo në realitet, siç ka konfirmuar revista Elle nga burime të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, kjo unazë është dhuratë e përvjetorit të parë të martesës së çiftit.

Dyshja festuan 12 muaj kurorë me 29 Maj të këtij viti, vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të tyre Archie’t me 6-të Maj.

 

Artikuj të ngjashëm