Një nga emrat më të arrirë në industrinë e muzikës shqiptare është padyshim Dhurata Dora.
Me qindra miliona dëgjime, ajo ka arritur të realizojë ëndrrat e saj fëmijërore.
E së fundmi ajo ndau një postim në llogarinë e saj në Instagram që na ngjalli shumë nostalgji.
Këngëtarja publikoi një kolazh të dy fotove – në njërën ajo është vetëm një vogëlushe krah Sabri Fejzullahut dhe tjetra është fotografi e shkrepur rishtazi tani si një këngëtare e dëshmuar.
“Fotografia e ditës”, përshkroi ajo fotografinë ku ka bërë tag edhe këngëtarin. /Prive.al