Gjithçka u përqendrua tek çifti e këngëtarët e famshëm që morën pjesë në dasmën e Getoar Selimit dhe Marinës, por rolin kryesor kur një çift martohet, përveç nuses e dhëndrit, e ka edhe vjehrra.
Por pak u pa nëna e Getit në këtë dasmë, e qendra e vëmendjes ishte fokusuar tjetër kah.
Zonja Florije, në martesën e djalit të saj të madh duket t’ia ketë kaluar për mrekulli. bazuar në imazhet që Getoar Selimi hodhi në Instagram me të përfunduar dasma, ajo rrezaton lumturi në këtë event familjar.
E veshur në një fustan ngjyrë rozë, e me flokë të bardhë, kjo zonjë elegante duket sikur te jetë nëna e Marinës, ngase kanë një ngjashmëri në shikim të parë. Ndoshta për shkak të flokëve të bardha. /Prive.al