Duket se interneti ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit të dytë të Kylie Jenner

By

Kylie Jenner dhe Travis Scott ende nuk e kanë zbuluarr emrin e djalit të tyre të porsalindur, por kjo nuk i ka penguar fansat të krijojnë teoritë e tyre.

Disa përdorues të Instagramit me sy shqiponjë vunë re se familja dhe miqtë e Jenner komentonin emoji-n e engjëllit të vogël nën njoftimin e saj të lindjes të dielën, duke i çuar ata në përfundimin se emri i djalit është Angel.

“Angel Pie”, komentoi nëna e Kylie-t, Kris Jenner, ndërsa gjysmëmotra Kim Kardashian hodhi një zemër blu dhe një emoji engjëlli.

“Angel baby ❤️”, shkroi shoqja më e mirë e themelueses së Kylie Cosmetics, Stassie Karanikolaou.

“Mezi pres të takoj engjëllin e vogël👼🏻”, thirri grimieri i saj Ariel Tejada.

Fansat vunë re gjithashtu se baby shower-i i Kylie kishte një skemë ngjyrash ari dhe të bardhë, ndoshta duke iu referuar ngjyrave engjëllore. Gjithashtu gjatë festës së bebit, ajo u kërkoi të ftuarve të qepnin rrathë me lara-lara, në njërin prej të cilëve shkruhej “Angel Baby”.

“Po e shpall tani, emri i fëmijës së Kylie është Angel. Kjo ishte”, shkroi një fans në Twitter. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm