Don Xhoni është reperi i ri që mori vëmendje për një kohë tejet të shkurtër e tashmë ka publikuar edhe projektin e parë solo pas shpërthimit që bëri.
Mirëpo, pas “Tjera Llafe” tashmë është e konfirmuar se do të vij në duet me Encën.
Dyshja kanë në finalizim projektin e tyre të parë që është krijuar në studion e Mixeyt.
Nga informacionet që kemi siguruar, kjo këngë do të jetë tipike verore me shumë ritëm dhe mëse adapte për kllabe.
Lansimi do të bëhet brenda muajit korrik