Demi Lovato flet për reagimin e prindërve pasi u tregoi për orientimin e saj seksual

By

Demi Lovato u përball me një bisedë emocionale me prindërit e saj kur u tha atyre se mund të përfundojë me një grua.

Këngëtarja foli hapur këtë javë në lidhje me momentin “e bukur” në vitin 2017 kur u tha prindërve të saj se e sheh veten “duke përfunduar ndoshta me një grua”, duke shtuar se ajo ishte “ende ishte duke e kuptuar këtë aspekt të vetes.”

Lovato foli për jetën e saj romantike dhe udhëtimin e saj personal të enjten me Andy Cohen në emisionin e tij “Radio Andy” SiriusXM.

“Ishte në të vërtetë emocionuese, por me të vërtetë e bukur,” tha Lovato. “Pasi gjithçka u bë, po dridhesha duke qarë, dhe thjesht u ndjeva e mbingarkuar”.

Lovato tha se prindërit e saj pas bisedës ishin “të jashtëzakonshëm” dhe “mbështetës”.

Burimi: CNN

 

Artikuj të ngjashëm