Luana Vjollca mban fjalën!
Ashtu siç i kishte thënë Ermal Mamaqit në muajin Maj, ashtu edhe doli! Prezantuesja e njohur do jetë sërish në prime-time të Top Channel të Shtunave me programin e saj.
Ndonëse ishte dyshuar fillimisht që do e moderonte ‘Big Brother VIP’, duket se bëhet fjalë për një tjetër program.
Promo e publikuar në rrjete sociale nuk zbulon emisionin por mësohet se ai do ketë autorësinë e plotë të Luanës, pas përvojës së përbashkët me Blendi Salaj tek ‘Shiko kush luan’.
‘Moderatorja, në rrugëtimin e saj shumëvjeçar në Top Channel, nga shtatori premton të shtuna plot energji dhe emocion, duke shënuar edhe këtë vit një nisje të mbarë televizive, me risi në programin e saj, e mbi të gjitha mbërthyes për publikun.
Në ditët në vazhdim, Luana do të na zbulojë se çfarë surprizash do të sjellë ky sezon i ri në ekranin e Top Channel’ – thuhet mes tjerash në shkrimin e televizionit duke bërë kuriozë të gjithë ata që hamendësojnë se çfarë emisioni do jetë ky i riu. Na mbetet të presim edhe pak… /Prive.al