Lajmi i mire thonë, merr dhenë shumë shpejtë. Kështu ndodhi edhe me këngëtarin e famshëm Justin Bieber dhe thashethemet e fundit se ai u fejua.
Bieber më në fund e ka thyer heshtjen dhe e ka pranuar se i ka propozuar martesë modeles së njohur Hailey Baldwin, me të cilën është lidhur së fundmi.
Ylli 24 vjeçar i popit, ka postuar në profilin e tij në Instagram jnë shënim të gjatë, së bashku me një fotografi të tijën dhe tashmë të fejuarës së tij.
“Do të prisja pak për të thënë diçka, por fjalët përhapen shpejtë. Më dëgjo mirë Hailey, jam shumë i dashuruar në ty. Jam aq i përkushtuar në jetën tonë të përbashkët, të njoh çdo pjesë tënden. Zemra ime është komplet dhe tërësisht e jotja dhe gjithmonë do të të vë në rend të parë. Ti je dashuria e jetës sime Hailey Baldwin dhe s’dua ta ndaj jetën me askënd tjetër. Ti më bën të jem njeri më i mirë dhe ne e përmbushim njëri tjetrin”, ka shkruar Bieber.
Revista amerikane TMZ ishte e parë që raportoi se Bieber i kishte propozuar modeles Baldëin, e cila është vajza e aktorit të famshëm Stephen Baldëin. Fejesën e tyre më pas e ka konfirmuar edhe CNN.
pas Bieber edhe Hailey më pas ka shkruar në Twitter, ku shprehet tejet e lumtur për fejesën.
“S’jam e sigurt se çfarë kam bërë në këtë jetë që të meritoj një lumturi kaq të madhe. Jam tejet mirënjohëse ndaj zotit që më ka dhënë një person kaq të mrekullueshëm që ta ndaj jetën me të. Nuk kam fjalë për ta përshkruar mirënjohjen time”, ka shkruar ajo. /Prive.al