Zhvillime të reja mes Nogës dhe Kristelës

By

Vetëm disa ditë më parë zunë vend në portale me një ndarje të rrufeshme që më pas rezultoi të mos jetë e vërtetë.

Nga ai moment, Noga dhe Kristela me vëmendje më të madhe nga mediat, nuk kanë rreshtur së konfirmuari se janë më të lumtur se kurrë.

Pas dhjetëra fotove të postuara në rrjete sociale, Noga ka marrë një tjetër hap.

Ai ka zbuluar tatuazhin që shpreh pafundësinë e dashurisë për Kristelën nën datën e lindjes së saj.

Ndryshe, Noga në rrafshin profesional paralajmëroi vetë një bashkëpunim me Labin dhe nuk dihet se a do konkretizohet, apo do mbetet në trajtën e një paralajmërimi si shumë të tjerë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm