Gjoni bëhet baba, e mban premtimin e dhënë në BBVKS

By

Gjon Karrica – Lugati është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka kumtuar përmes rrjeteve sociale me ç’rast ka zbuluar edhe emrin e vajzës.

Ajo do të quhet Dita.

Me këtë veprim, ai e ka mbajtur premtimin e dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku edhe e mori vesh për pritjen e ëmbël të bashkëshortes.

Atëbotë, ai kishte deklaruar se nëse do bëhet baba i një djali, atij do t’ia lë emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Me jetë të gjatë Dita! /prive.al

Artikuj të ngjashëm