Dedikimi poetik që Aurela Gaçe i bëri bashkëshortit, na bën të besojmë në dashuri sublime

By

Në skenë e shohim të furishme dhe shpërthyese, po nganjëherë herë Aurela Gaçe na lë të shohim edhe anën e saj delikate dhe romantike.

Këngëtarja Aurela Gaçe ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj në Instagram foto nga jeta e përditshme si nga ajo private ashtu dhe profesionale.

E kësaj radhe në Instagramin e Aurelës rrahën kambanat e dashurisë, ku me dedikimin e saj për bashkëshortin la të emocionuar të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo ka shpërndarë një foto ku shfaqen duart e saja shtrënguar me duart e të shoqit, Skerdit. Këngëtarja e njohur rrallë herë bën deklarata dashurie në publik por është e ditur që njëherë që bëhen, nuk kanë të krahasuar. Postimin, Aurela e ka shoqëruar me disa vargje, të një kënge kënduar shumë vite më parë. Kënga titullohet “Jetoj” dhe vargjet vijojnë si më poshtë:

E dua, një dorë që t’a shtrëngoj , t’a mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj!

Pastaj ajo vazhdon duke shkruar se këto vargje i ka kënduar 18 vjet më parë, por vetëm tani kanë marrë kuptimin e vërtetë:

Në kohën kur e këndova, 18 vjet të shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vërtetë të këtyre vargjeve. Sot, po!

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm