Të mërkurën ajo mbushi plot 27 vjet dhe kjo ishte arsye për festë.
E rrethuar nga miqtë dhe familjarë të saj, përfshirë çiftin simpatik Eni Koçin dhe Genc Prelvukajn, Grata ka pasur një mbrëmje fantastike në Tiranë.
Një darkë glamuroze me dekore dhe tortë të bukur, Grata është ndjerë shumë falënderuese për njerëzit që e organizuan këtë mbrëmje për të.
Greta ka publikuar edhe një seri imazhesh në Instagram e më pas edhe një deklaratë ku shprehet shumë mirënjohëse për këtë natë, derisa po dukej tejet bukur në një kostum që e kishte zgjedhur ta vishte në mbrëmjen e ditëlindjes së saj.
“Kjo ishte darka e ditlindjes sime mbreme🙏Dua tju falenderoj juve per mijera urimet e derguara ne inbox ,per mua .E bekuar qe po jetoj tere jeten time ne skenen Shqiptare dhe para nje publiku te jashtezakonshem si JU ,nje publiku qe me jep krah,zemer dhe force per te dhene kontributin tim si Artiste deri ne fund te jetes🙏Faleminderit”, ka shkruar Greta. /Prive.Al