Kot nuk thonë, dardha pikon nën dardhë.
Liani, djali i Big Bastës dhe Vesa Lumës duket ta ketë trashëguar nga prindërit teksa në zhanre, qëndron tek babai.
Ka qenë vetë reperi nga Tirana ai që ka ndarë një video me ndjekësit në rrjete sociale ku shfaq Lianin teksa bën freestyle.
‘Hapat e parë të Lian drejt suksesit si reper. Cdo mëngjes e ka si traditë kërkon instrumentale që të bëjë freestyle. Po përparon tepër cdo ditë dhe ka ritmikë të frikshme. Krenaria ime dhe e Vesa Luma që na lumturon zemrat’ – shprehet Basta në videon e publikuar.
Duket se në disa vjet, do e kemi një reper të ri në skenë i cili po formohet që në hapat e parë të fëmijërisë në Zelandë të Re. /Prive.al