Dafina Zeqiri është duke punuar intensivisht në albumin e saj “Dafinë Moj”, i cili do të publikohet shumë shpejtë.
Ajo tashmë ka publikuar disa nga këngët e albumit, ndërsa emrat e tjerë pjesmarrës i ka bërë publike.
Sot përmes një postimi në InstaStory, ajo zbuloi se të ardhurat e albumit të saj do t’i përdorë për një gjest mjaft humanitar.
“Sot vizitova shoqatën Autizmi si perfaqësues i Moneyz Music me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mbledhen nga shitja fizike e albumit ‘Dafinë Moj’ të këngëtares Dafina Zeqiri do t’I dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.
Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme”.
View this post on Instagram
Të lumtë Dafina. /Prive.al