Dafina ka diçka për të thënë pasi Tuna publikoi albumin

By

Shumë vite më parë, ato ishin mike të mira që diskografisë shqiptare i dhuruan një prej hiteve më të mëdha, ‘Vibe’.

Më pas, Tuna dhe Dafina Zeqiri ndanë rrugët me sherr për të mos folur për vite të tëra, deri në 2018-tën kur befasuan shumëkë me shkrirjen e akujve.

E duket se raportet e rilidhura mes dyshes vazhdojnë të shkojnë për mrekulli.

Kjo është lënë të kuptohet me publikimin e albumit ‘ForTuna’ i cili pas premierës me 8 Mars, nga dje pasdite është i qasshëm edhe për publikun me publikimin në Youtube.

Ka qenë Dafina ajo që ka lënë një mesazh përkrahës për kolegen e saj përmes komenteve në Instagram.

Kujtojmë se këngët që rikthyen Tunën në skenë pas shtatë muajsh u pritën jashtëzakonisht mirë mes tjerash edhe nga kolegët e këngëtarës e cila në këto krijime muzikore, shumëkujt ia kujtoi Tunën e vjetër të baladave me vlera, përtej ‘Fenix’, ‘MMV’, ‘Holla’ e krijimeve të tjera muzikore me doza të larta të komercialitetit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm