E patë Adriana Matoshin në këto veshje tradicionale?

By

Duke qenë njëra nga aktoret më të famshme kosovare, Adriana Matoshin e kemi parë në lloj-lloj kostumesh të cilat lidheshin me rolet e saj në filma e seriale.

Por Matoshi i ka surprizuar dje ndjekësit e saj në Instagram, duke pozuar në një veshje tejet të bukur tradicionale.

Aktorja e cila tanimë është në të 40-tat, zor se dallohet për nga mosha pasi që ka një freski të paparë rinore në fizikun e saj.

Veshjet shumë ngjyrëshe me të cilat ajo është paraqitur në fotografi, Matoshi nuk i ka përshkruar se nga cila zonë e Kosovës vijnë megjithatë një gjë është e sigurt, janë shumë të bukura. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm