Dafina ia bëri ‘unfollow’, Beatrix ka diçka për të thënë

By

Kryefjala e mediave rozë këtë javë ishte Dafina Zeqiri dhe prishja e miqësisë me Ledrin dhe Sara Hoxhën.

Lexoni artikullin e mëposhtëm për të gjitha detajet.

‘Godet’ Dafina pasi hoqi Ledrin e Sarën nga miqtë: “Nuk kam respekt”

Ndërkaq, lista e personave që këngëtarja ndjek në Instagram ka rënë edhe për një – ajo ka bërë unfollow edhe Beatrix Ramosaj.

Ndonëse arsyeja prapa këtij veprimi mbetet akoma mister, Beatrix ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Beatrix sqaron se ajo nuk ka hequr askënd nga Instagrami dhe ka respekt për të gjitha duke shtuar se nuk ka ndonjë tension për të cilin ajo është në dijeni.

“Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit nga ana ime. Dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë tension apo çështje për të cilat jam në dijeni! Por ti bëje tënden motër!”, ka shkruar ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm