Sot 15 vjet më parë, u publikua videoja e parë në Youtube

By

Sa shumë kohë ka kaluar!

Videoja e parë ndonjëherë në YouTube u ngarkua në 23 Prill 2005 – saktësisht 15 vjet më parë, sot.

Bashkëthemeluesi i YouTube, Jaëed Karim postoi videon prej 18 sekondash, me titullin “Unë në kopshtin zoologjik”. Që prej asaj kohe ka fituar mbi 90 milionë shikime. Deri më sot, është e vetmja video në kanalin e Karim.

Pasi të klikojmë ‘luaj’, shfaqet Karim shumë i ri në planin e videos.

“Në rregull”, fillon Karim. “Pra, këtu jemi, para elefantëve”.

Një vit pas “Unë në kopshtin zoologjik”, Karim dhe bashkëthemeluesit e tij shitën platformën në Google për 1.65 miliardë dollarë.

Tani, platforma krenohet me më shumë se 2 miliardë përdorues të regjistruar që vizitojnë çdo muaj, sipas YouTube.

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm