‘Godet’ Dafina pasi hoqi Ledrin e Sarën nga miqtë: “Nuk kam respekt”

By

Teksa kryelajmi mbetet fakti që Dafina Zeqiri i hoqi nga lista e personave që ndjek Ledrin dhe Sarën, këngëtarja ka dhënë versionin e saj.

Përmes një postimi, qartazi të adresuar ndaj çiftit, ajo ka treguar se nuk ka më respekt për ta.

“Gjithmonë mbroje lumturinë tënde dhe kurrë mos e le dikë të të përdor. Njerëzit dhe disa të ashtuquajtura gazeta gjithmonë do përdorin informacion kundër meje të iu bëjnë të besoni pretendimet idiote dhe fëmijërore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para. Kam vendosur të mos ndjek dhe ti përfundoj “raportet” me njerëz që unë, Dafina, kam marrë fund së respektuari përderisa ata e kanë bërë të kundërtën për vëmendje. Pikë”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se zanafilla që e vulosi gjithë zhurmën e madhe ishte komenti i Ledrit tek kënga e fundit e Dafinës që ishte interpretuar në rrjet si kundërpërgjigje ndaj tij.

Kometi për pjesën e preferuar të këngës ishte fshirë më pas (ose nga vet Ledri apo nga Dafina që e menaxhon llogarinë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm