Ledri dhe Dafina po bëhen sërish bashkë (profesionalisht, gjithmonë).
Dyshja e njohur që ndër vite anë sjellë edhe projekte me njëri-tjetrin nuk do e kalojnë verën pa e ndarë skenën.
Ata do t’i rikthehen sërish koncerteve si një tandem i përbashkt në Prishtinë duke performuar nesër në klubin më të ri të hapur në kryeqytet.
Paralajmërimin e ka bërë Dafina përmes një postimi në rrjete sociale, në të cilin ka pasur reagim edhe nga i dashuri aktual i Dafinës, DJ Geek.
Ai ka dërguar disa emoji që paralajmërojnë se atmosfera do të jetë “shpërthyese” nesër në kryeqytet.
Tashmë kur s’ka asgjë personale por vetëm çështje pune, është e sigurt që vështirë do gjendej një dyshe që mbledh më shumë e krijon më tepër atmosferë se kjo e dy artistëve që kanë pasur këtë vit, një prej më të mirëve në karrierë duke dëshmuar se janë këtu për gjatë. /Prive.al