Me anë të një videoje në llogarinë e tij në Instagram, reperi Cozman tha se sot do t’i nënshtrohet një operacioni.
Për më tepër, ky do të jetë i fundit ndër disa që kishte kryer siç ka shkruar vetë reperi, duke mos ndarë arsyen e këtyre operimeve.
“Sot është operimi im i fundit dhe e përfundova”, shkruan ai teksa shihet i shtrirë me maskë në spital.
Problemet shëndetësore duhet te jenë arsyeja pse artisti është distancuar nga prurjet e reja muzikore. Kënga e fundit e tij është “You Know Me” e realizuar me videoklip e cila u lansua para një viti. /Prive.al