ALBANI SURPRIZOHET PËR DITËLINDJE!

By

Këngëtari Alban Skenderaj dje ka festuar ditëlindjen. Kjo datë nuk është harruar nga stafi i produksionit me të cilin po punon aktualisht kantautori, X Factor Albania.

Fillimisht i ishte rezervuar një video urim nga kolegët e tij si: Aurela Gaçe, Elhaida Dani, Vedat Ademi e shumë të tjerë por nuk mungoi as mesazhi i vëllait të tij.

Por kjo nuk ishte e gjitha, X factor Albania kishte përgatitur një kolazh me këngët e tij.

E para filloi prezantuesja Alketa Vejsiu e cila e këndoi ‘Nëse thua po’. ‘Mirëmëngjes’ u këndua nga antari tjetër i jurisë Pandi Laço e ndërsa Bleona kishte zgjedhur ‘Mrekullia e tetë’.

Qershia mbi tortë ishte kënga e fundit që njihet edhe si himn i dashurisë së çiftit Skenderaj – Cani.

‘Let me die with you’ që filloi ta këndoi Miriami u shoqërua edhe nga protagonisti i ditëlindjes, Alban Skenderaj./Prive.al

View this post on Instagram

Surpriza @xfactoralbaniaofficial

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Artikuj të ngjashëm